Në fjalën e tij në programin ‘Shëndetësia që Duam’, kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë bluzat e bardha që kanë qenë në frontin e parë me armikun e panjohur Covid-19, për punën, heroizmin dhe përkujdesjen e tyre ndaj pacientëve.
Sipas kryeministri Rama me të gjitha investimet është rivendosur në vend dinjiteti për të gjithë punonjësit në shëndetësi me kushte të përmirësuara, paga të rritura dhe punësimin në baze merite.
Rama: Shumë faleminderit, shumë mirënjohje, sepse pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura që do të numëronim sot do të ishin shumë më tepër. Pa ju mijëra njerëz që kanë hyrë në spitale me armikun e padukshëm ngjitur mbi shpinë nuk do të kishin dalë të lehtësuar, jo vetëm nga pesha e frikshme e kësaj qenie monstruoze që nuk shihet me sy por edhe nga shërbimi, përkushtimi, përkujdesja juaj. Faleminderit
Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ju, ju meritoni më shumë, meritoni jo vetëm respektin tonë por të çdo shqiptari dhe shqiptarja që duhet ta ndajë mirë gjithë trupën tuaj, krejt heroizmin tuaj, sakrificën nga sëkëlldia dhe neveria legjitime për ato raste kur qënie të padenja mes jush tradhtojnë emisionin dhe njollosin bluzën e bardhë.Duke bërë gjithçka kemi mundur ja kemi dalë të mos ndiheni vetëm, të ndiheni se ne jemi aty, pranë jush, në mbështetjen tuaj. 3566 mjekë dhe infermierë kanë përfituar qysh prej ditës të parë të luftës bonusin mbi 1000 euro mbi pagën dhe do ta përfitojnë deri në fund. Po ashtu, statusi mbështetës ka marrë 500 euro dhe do të vazhdojë sipas punës së kryer deri në fund të luftës.
464 punonjës shëndetësor kemi punësuar plus që prej fillimit të pandemisë. Gjatë 3 viteve të fundit 57 % është rritur paga e mjekëve dhe infermierëve.
Janë punësuar 1250 mjekë dhe 3500 infermierë, paga mesatare e një mjeku sot është 1100 dollarë, 650 dollarë për infermierët, akoma nuk janë aq sa duhet.
Mbetet për të mos harruar nga u nisët, si garanci që jap vetëm e dimë ku të shkojmë por se si të shkojmë aty ku duam.
Vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiarë për çdo mjekë që pranon të pranojë larg vendbanimit, apo për mjekët që kthehen nga jashtë këtu në vend.
Është momenti për t’ju thënë se të infektuar nga burimet djallëzore të informimit përsërisin se kanë ikur mjekë dhe infermierë, ne e gjetëm vendin në një situatë absurde pasi qeveria e mëparshme kishte mbyllur specializimet për 4 vite me radhë.
Kemi 1700 specializantë të rinj sot, ndërkohë që ne i dhamë fund historisë së punësimit të mjekëve dhe infermierëve me parit, ryshfet apo rekomandim krushqie.
Sot, 1234 mjekë dhe 3500 infermierë që janë punësuar nga testimi kombëtar përmes portalit që është hapur enkas për të garantuar meritën.
Kemi forcuar kapacitet spitalore dhe sot kemi 4 spitale Covid të dedikuar.
Top Channel