Ndërsa aplikimi në skemën e naftës falas për fermerët që punojnë tokën është shtyrë deri në datën 30 Mars, ne Korçe ka nisur shpërndarja e kartës se fermerit.
41 kartat e para janë shpërndare, ndërsa nga 11.200 fermerë ne ketë faze te pare kane per fituar 5200 prej tyre.
Për fermerët të cilët vit pas viti përballen me sfida të shumta si mungesa e tregut apo dëmet nga fenomenet natyrore përfitimi i naftës është një lehtësim për ekonomin e tyre familjare.
Nga ana tjetër edhe rishikimi i skemës për fermerët që kanë toka me qira por që nuk aplikuan për shkak të kostove që u duhej të paguanin për aktet noteriale pritet që të rrite numrin e përfituesve
E pazgjidhur mbetet problematika për fermerët Në qarkun e Korçës të cilët ende nuk janë të pajisur me certifikata pronësie apo që kanë ngastra të vogla toke.
Top Channel