Prototipi i raketës së kompanisë hapësinore amerikane Space X, ka arritur të zbresë me sukses në Texas gjatë një fluturimi testues, por kjo fluturake disa sekonda pasi preku tokën u përfshi nga zjarri dhe shpërtheu.
Siç raporton BBC, prototipi i raketës Space X Strarship SN10 ka arritur të aterojë për dallim nga raketat e mëparshme SN 8 dhe SN 9, pas lancimit të suksesshëm nga Texasi, duke arritur të ngjitet shumë lartë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, me të prekur tokën zjarri kaploi fluturaken dhe tetë minuta më vonë ajo shpërtheu. Starship SN10 sikurse SN8 dhe SN9, janë raketa prototip që janë zhvilluar nga kompania private hapësinore në SHBA e miliarderit Elon Musk. Qëllimi i fluturimit të tyre është që t’i mundësohet qytetarëve, që në të ardhmen të mund të udhëtojnë në Hënë dhe Mars.
Top Channel