Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në segmente kyçe që janë evidentuar si njolla të zeza për shkak të aksidenteve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në Shkodër policia rrugore ka vendosur 93 masa për parakalime të gabuara, 28 masa për shpejtësi tej normave dhe 61 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, si dhe 49 masa për përdorimin e celularit, po ashtu 11 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Policisë Rrugore
Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet në lëvizje po kryhen nga punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë dhe mjete të tjera, si dhe nga punonjës që monitorojnë me kamera rruge, segmente kyçe të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
Kontrollet gjatë ditës së djeshme janë përqendruar në qarkun Shkodër, ku nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 93 masa për parakalime të gabuara, 28 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 49 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët me risk për ngjarje.
Duke e vlerësuar si mjaft efikas rolin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në rrugë i ftojmë ata që të gjitha shqetësimet dhe shkeljet e konstatuara t’i adresojnë në kohë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes dhe durim maksimal në zonat me trafik të renduar, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
#MosUbejStatistike
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj
Top Channel