Prokurorët gjermanë thanë sot se kanë ngritur akuzat ndaj një refugjati sirian për vrasjen e një njeriu dhe plagosjen rëndë të një tjetrin në një sulm me thikë të motivuar nga ekstremizmi islamik.
I dyshuari i vrasjes, i emëruar si Abdullah AHH, akuzohet për vrasje, tentativë vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor të motivuar nga “bindjet ekstremiste islamike”, thanë prokurorët e Karlsruhe.
Dy burrat 55 e 53 vjeç u sulmuan në qytetin lindor të Dresden më 4 tetor 2020, teksa burri i më i vjetër vdiq më vonë në spital. Mediat thonin se ata ishin një çift homoseksual.
Vrasësi kishte zgjedhur dy viktimat e tij për t’i dënuar me vdekje, si përfaqësues të një rendi shoqëror që ai refuzonte si “të pafe”, thanë prokurorët në argumentimin e tyre.
E përjavshmja Der Spiegel tha se rasti është vrasja e parë e motivuar nga homofobia në Gjermani.
I dyshuari ishte 20 vjeç në kohën e sulmit, dhe u arrestua në Dresden në 21 tetor.
Sulmi fatal ka nxitur debatin për deportimin e kriminelëve të huaj nga Gjermania, pasi i dyshuari ishte më parë i dënuar dhe i përfshirë në çështjet ekstremiste.
Refugjati vazhdonte të jetonte në Gjermani sipas statusit të ‘toleruar’ për njerëzit të cilëve u është refuzuar azili, por që nuk mund të deportohen për arsye të tjera.
Islamistët kanë kryer disa sulme në Gjermani vitet e fundit, ku më i rëndi ishte sulmi me kamion në tregu e Krishtlindjeve në Berlin në dhjetor 2016 ku u vranë 12 njerëz.
Top Channel