Fier/ Tentuan të vidhnin një dyqan celularësh dhe goditën makinën e policit, ndalohet autori i tretë

04/03/2021 12:59

Fier – Një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia pasi Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre vepra penale.

I shoqëruar me tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë ndaluar dhe njëri është shpallur në kërkim, tentuan të vidhnin një dyqan celularësh më 17 janar.

Ndërsa gjatë tentativës për vjedhje, u pikasën nga një punonjës policie, i cili ndërhyri menjëherë. Autorët u përplasën fizikisht me të dhe gjatë largimit goditën mjetin privat të policit me makinën e tyre tip “Ford”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (i cili është shpallur në kërkim), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA