Një qytetar nga Rrësheni është arrestuar pasi dyshohet se pagoi për produktet që bleu me një kartmonedhë të falsifikuar.
I dyshuar është 21-vjeçari me iniciale Gj.N., banues në Rrëshen, Mirditë. Nuk dihen më shumë informacione, lidhur me burimin e këtyre parave të rreme, nëse i riu i prodhonte vetë apo i ka marrë nga dikush tjetër. Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte blerë disa produkte në një dyqan, në qytet Rrëshen, duke paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. N., 21 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Top Channel