13/11 07:55
Brazili është një nga vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundi, shteti i Amerikës Latine ka shënuar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë braziliane ka njoftuar se 1,641 njerëz kishin vdekur nga Covid në 24 orët e fundit. Sipas shkencëtarëve, numri i viktimave po rritet për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID që u zbulua fillimisht në Brazil dhe që rezulton të jetë shumë më ngjitës.
Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara. Në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 10.5 milion raste të konfirmuara të koronavirusit.
Top Channel