BE-ja përgatitet të pezullojë deri më 2023 rregullat financiare për shkak të COVID-19

04/03/2021 04:28

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), Bashkimi Evropian (BE) rekomandoi pezullimin dhe moszbatimin deri në vitin 2023 të rregullave financiare që kufizojnë shpenzimet publike të vendeve anëtare.

Komisioni i BE-së publikoi punimin që përfshin rekomandimet e politikës financiare që mund të zbatohet për vendet anëtare në periudhën e pandemisë.
Në këtë punim thuhet se mbështetjet e ndryshme financiare të siguruara për ekonomitë e vendeve anëtare nuk duhet të ndërpriten herët dhe se duhet të vazhdojnë edhe në vitet 2021 dhe 2022.

Po ashtu, në punim tërhiqet vëmendja që mbështetjet të jenë në kohë, të përkohshme dhe të fokusuara në objektiv, si dhe kërkohet që këto të jenë të vazhdueshme dhe të përqendruara në rimëkëmbjen ekonomike. Më tej njoftohet se në situatën e krizës së shkaktuar nga pandemia është e nevojshme në rregullat financiare të tregohet fleksibilitet për të mbrojtur ekonomitë dhe punësimin, si dhe për të kryer shpenzime shtesë në fushat si ajo e shëndetësisë.

Në punim, ku vihet në dukje rëndësia për heqjen graduale të masave financiare pas pakësimit të rreziqeve lidhur me shëndetin, rekomandohet që të zgjatet deri në vitin 2023 vendimi për pezullimin e rregullave financiare që kufizojnë shpenzimet publike të vendeve anëtare. Pritet që vendet anëtare vendimin zyrtar lidhur me çështjen ta marrin në muajin maj.

Rregullat financiare të BE-së
Sipas rregullave të BE-së, në kushtet normale duhet që deficiti i buxhetit të vendeve anëtare të mos tejkalojë 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe borxhet publike të mos tejkalojnë 60 për qind të PBB-së. Kur ky limit tejkalohet, është e nevojshme që Komisionit të BE-së t’i njoftohen masat që do ndërmerren dhe që të kryhet një luftë efektive. Në të kundërt, ndaj vendit në fjalë mund të zbatohet procesi disiplinor i quajtur “procedura e hapur ekstreme”. Në fund të procesit disiplinor ndaj vendit në fjalë mund të bëhet fjalë për sanksione ekonomike.

Vendet anëtare të BE-së, për shkak të pandemisë, vitin e kaluar vendosën të pezullojnë rregullat në fjalë dhe shpenzimet publike i rritën në nivele përtej kufijve./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA