Agjenti i Max Allegri konfirmon se trajneri mori disa propozime dhe po pret një projekt që e bind atë.
Kjo nuk ka ndodhur ende.
Ish-shefi i Juventusit ka qenë pa punë për gati dy vjet tani dhe është i lidhur në mënyrë të përsëritur me klube duke përfshirë Chelsean, Manchester United, PSG, Romën dhe Napolin, përcjell KosovaPress.
“Ai mori disa propozime, të cilat nuk u morën parasysh”, i tha agjenti gazetarit Giovanni Branchini për “1 Station Radio.
“Ai është shumë i relaksuar dhe pas kësaj periudhe pushimi, e cila në fillim ishte e këndshme, ai është i etur të kthehet atje. Sidoqoftë, ai është duke pritur për një projekt që e bind atë. Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur ende”, tha ia.
Branchini u pyet në mënyrë specifike nëse Napoli ishte një nga skuadrat që ishin afruar me Allegrin dhe tha: Unë do të preferoja të mos komentoja.
Top Channel