18-vjeçari humbi jetën pasi ra nga maja e malit/ Rrëfimi i dajës: Nuk mendonim se do të shkonte atje, e dinim që po re nga ai mal nuk ke shpëtim…

04/03/2021 13:22

Marinel Senka humbi jetën disa ditë më parë, pasi po ngjitej drejt majës së  malit Marmanga në Itali.

Daja i 18-vjeçarit tregon se Marineli kishte rënë 60 metra në humnerë pasi këmba i kishte prekur një pjesë me akull. “Marineli shkonte shpesh në alpinizëm, por te ajo maja nuk kishte shkuar më parë. Nga larg dukej se bora ka shkrirë, por maja ishte e shkrirë dhe rrëshqet. Shokët  e tij, më morën në telefon, kur i pyeta ku jeni, nuk kisha më shpresë se çdokush që ka rënë atje nuk shpëton. Nuk e dinim që do të shkonte atje, se nuk do ta lejonim.

Shokët më thanë se ishin rresht njëri pas tjetrit, sepse janë rrugica të ngushta, në kulmin e malit kanë parë që Marinelit i rrëshqiti këmba, ishte kapur në disa barishte, ata tentuan ta mbajnë por ishte e pamundur. Kanë qenë  në rreth 1800 metra lartësi. Ka qenë vdekje e menjëhershme.  Sa e morëm vesh, u nisëm, morëm dhe helikopter. E gjetëm trupin pas rreth 4 orësh”.

Daja e të ndjerit thotë se Marineli nuk kishte paisjet e duhura për t’u ngjitur në atë mal. “Kur ka ngrica, duhet të kesh këpuce me gjemba, të jesh i lidhur me litarë. Ishin 3 veta dhe nuk e prisnin që do të ishte aq vështirë. Nuk duhet të shkonin atje me ato paisjet që kishin.  Para dy javësh, humbi jetën dikush tjetër atje, edhe pse i kishte paisjet. Por, ai ishte i ri, nuk kishte frikë akoma dhe ai guxim i mori jetë”.

Ai thotë se Marineli studionte për mekanike dhe ditën kur ndodhi incidenti fatal duhet të ishte në shkollë. “Ishte e shtunë, Marineli nuk iku në shkollë, dhe u nis drejt malit. Po të shkonte në shkollë, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA