Vaksina dhuratë nga Serbia/ Bosnje Herzegovina merr 10 mijë doza. Deri tani përdorte vetëm Sputnik

03/03/2021 02:18

Serbia dhuroi 10 mijë doza vaksine anti covid për Bosnjen fqinje të martën, në përpjekjen më të fundit të saj për të dërguar doza në fqinjët ballkanikë që ende nuk kanë mundur ti sigurojnë ato.

Ashtu si edhe vendet e tjera të varfra të ballkanit, nuk ka marrë ende vaksinat e premtuara nga skema Covax. Deri më sot, autoritetet lokale kanë mundur të sigurojnë vetëm rreth 22 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, që është administruar në Republika Srpska.

Donacioni i Serbisë, prej 10 mijë dozash të vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s do të shpërndahen në entitetin tjetër të vendit, Federatën kroato-myslimane, që përfshin edhe kryeqytetin Sarajevë. Vetë presidenti serb, Aleksander Vuçiç udhëtoi drejt Aarajevës për të dorëzuar dozat.

“Unë jam i lumtur nëse ne mund të shpëtojmë pesë, dhjetë apo njëzetë jetë në këtë mënyrë. Kjo do të ishte diçka shumë e mirë dhe shumë e rëndësishme. Ne pritëm nga ata që janë shumë më të fuqishëm se Serbia dhe Bosnje Hercegovina por sot ne mbështetemi tek njëri-tjetri- tha Vuçiç.

Presidenti serb kritikoi Brukselin, duke akuzuar BE se kishte lënë rajonin prapa. “Në prisnim vaksina nga BE, shpresuam për to, dhe nuk i morëm. A keni marrë ju në Sarajevë? Jo. Nuk i kemi marrë as në Beograd”- vijoi Vuçiç. Anëtari bosnjako-mysliman i presidencës trepalëshe të Bosnjes, Sefik Dzaferovic ishte në të njëjtën linjë.

‘Në një situatë ku mekanizmat e furnizimeve globale dhe multilaterale të vaksinës kanë dështuar, presidenti Vuçiç dërgoi këtë ofertë. Ne e pranuam atë dhe e falenderojmë presidentin’- tha Dzaferoviç. Serbia ka vepruar shpejt duke porositur vaksinat direkt tek furnizuesit, kryesisht ga aleatët kyçë si Kina dhe Rusia. Falë sasive të mëdha të vaksinës kineze, Sinopharm, vendi me 7 milionë banorë tani kryeson në BE duke administruar rreth 1.5 milionë doza.

Top Channel