Vlorë – Në ditën e dytë të vaksinimit të personave mbi 90 vjeç, vijojnë të vijnë dhe të moshuar nën 90 vjeç të cilët pasi nuk marrin shërbimin për të bërë vaksinën ikin të zhgënjyer.
Që në hyrje të ambienteve të Pallatit të Sportit ku bëhen dhe vaksinat është një punonjës policie bashkiake i cili i pyet të moshuarit nëse janë mbi 90 vjeç, në të kundërt duhet të vijnë një ditë tjetër pasi të njoftohen nga mjeku i familjes.
Ka dhe familjarë që kërkojnë vaksinimin e prindërve të tyre. Një moshatar i cili nuk e bëri vaksinën shprehet se: “Këta tallen me ne”. Ndërkohë në personat që kanë bërë vaksinën shprehen se ndihen mirë dhe falenderojnë bluzat e bardha.
Shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari shprehet se në ditën e dytë të vaksinimit vazhdojnë të bëhet vaksinimi i moshave mbi 90 vjeç dhe pas mbarimit të këtyre moshave nis dhe vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç dhe çdo person që ka moshën duhet të jetë i informuar nga mjeku i familjes, dhe është bërë një vlerësim i riskut duke u nisur nga moshat më të mëdha që janë mbi 90 vjeç dhe gradualisht moshat më të reja.
Ditën e djeshme kanë qenë pak të moshuar që u vaksinuan dhe sot pritet deri në 70-80 persona mbi 90 vjeç. Deri më tani për këto grup mosha janë 300 doza vaksina.
Top Channel