6 persona që i përkasin personelit që shërben në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, janë të infektuar me Covid 19 pas vaksinimit me dozën e parë të vaksinës së Pfizer.
Vaksina e kryer më datë 19 Shkurt sipas shërbimit epidemiologjik përfshiu 47 të moshuar dhe 16 vetë nga personeli që shërben për ta. Sipas epidemiologëve shkak i infektimit nuk ka qenë vaksina e Pfizer por fakti se të infektuarit kanë pasur më parë simptoma të Covid 19.
Arenc Brahimi: “Ata u treguan mos ta them të papërgjegjshëm por neglizhentë që nuk treguan se kanë pasur kontakte me persona pozitivë. Sipas mendimit tim dy persona kishin shenja dhe nuk ja referuan shërbimit tonë kur u pyetën. Gjatë marrjes së anamnezës ata gënjyen.
Në këto kushte nuk do duhej ta bënin vaksinën?
Normal që jo. Përderisa kishin qenë persona kontakti të ngushtë me persona pozitivë ata nuk duhej të ishin paraqitur fare në punë.”
Aktualisht gjendja e të infektuarve paraqitet e mirë dhe sipas epidemiologëve pritet ti kthehen normalitetit brenda 5 apo 6 ditësh ndërkaq situata e përgjithshme e infektimeve në Gjirokastër duket goxha serioze.
Arenc Brahimi: “Kemi një shtim të rasteve Covid pozitiv. Mund të them se 60-70% e testeve PCR dalin pozitiv, ndërsa për testet e shpejta ka arritur dhe 90%. Mund të them se 60% e popullsisë në Gjirokastër është infektuar. Ndërsa nga nesër nisim vaksinimet për të gjithë personat mbi 90 vjeç.”
Kjo është situata e një piku zë ri infektimesh pas asaj të Nëntorit dhe gati 60% e popullsisë në Gjirokastër tani rezulton e infektuar.
Top Channel