Me rënien e sistemit komunist, legjenda e Partizanit po zbehej. Nga shumë njerëz, klubi etiketohej si skuadra e komunistëve, për shkak të varësisë dhe krijimit nga ushtria.

“Pas ‘90, duke ardhur demokracia klubi që e mbështeste ushtria filluan ta sulmonin, ose edhe Dinamon klubin e policisë e sulmonin me mendimin që klub komunist” u shpreh Ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu

“Në 49 vjetorin e tij ne na vjen një shkresë nga shteti, Minsitria e Kulturës dhe Spotreve, thoshte që Partizani duhet të ndërrojë emrin se si pëlqente kjo gjithë kjo legjendë, nga disa persona. Propozonte që ne të bashkoheshim me Dajtin e të merrnim emrin Dajtin” u shpreh Bujar Labinoti, Ish-Drejtor i Partizanit.

Më tepër se arsyet politike, sulmet ndaj klubit të Partizanit dukej se kishin të tjera prapaskena, interesat që lidheshin me truallin. Klubi ndodhej në një prej zonave me perspektivën më të madhe të zhvillimit. Pushtetarëve nuk u interesonte shumë historia që ishte shkruar aty.

“Natyrisht që me vrullin që mori ndërtimi i apartamenteve ose dnërtimet në prgjithësi cdo metër katror shumë i lakmuar kështu që ishte një sipërfaqe toke shumë e përshtatshme për qëllime biznesi dhe do ishte shumë e lakmuar” u shpreh Eduart Prodani, Ish-Drejtor i Partizanit
“Në Partizanin dhe Dinamon besoj janë sulmuar shumë për punën e terrenit që kanë qenë edhe në pika kryesore, pika të mria në mes të Tiranës për të ndërtuar” u shpreh ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu

“Pritnin momentin ta uzurponbin, e morën. Qëllimi I tyre ishte për të bërë pallate, kanë bërë një kompleks prej 150 mln euro shpenzimi që është atje. Neve që jemi veteran sportit sna bën zemra të shkojmë atje, se kemi kaluar jetën atje. Unë skaloj asnjëherë atje, skaloj dot se se duroj dotë” u shpreh Isa Tare , Ish- Drejtor i Shumësportëshit Partizani

Mjeshtri i madh i sportit Isa Tare është shpallur plot 27 herë rekordmen kombëtar në hedhje disku. Një pjesë të madhe të sukseseve ai i ka përjetuar në terrenet e klubit pranë 21 Dhjetorit.

Historia e Tares dhe emrave të mëdhenj si Pano, Fagu, Shehu, Murati, Musta e shumë të tjerë lidhet me ato terrene sportive ku sot janë ngritur 17 pallate nga kompania “Homeplan”.

Emisioni i plotë:

Top Channel