Privatizimi i terreneve të klubit Partizani është një procedurë antiligjore që në gjenezë. Ish-pronarëve, u është kthyer një truall për të cilin janë dëmshpërblyer njëherë që në vitin 1940, siç vërtetohet përmes dokumenteve që Top Story disponon.

Pas pushtimit, italianët ndërtuan aeroportin e Tiranës pikërisht në atë truall. Përmes dekreteve të mbretit Italian Viktor Emanuel dhe mëkëmbësve të tij, u bë shpronësimi ndaj familjeve shqiptare që posedonin truall në “Fushën e Shëngjinit”, siç quhej në atë kohë. Në dekretin e firmosur më datë 9 nëntor të vitit 1940, kryeministri i kohës Shefqet Vërlaci, ka urdhëruar kryerjen e pagesës ndaj familjeve pronare.

Në planin e zgjerimit të aeroportit, mes pronarëve që prekeshin nga shpronësimi rezultojnë Mahmud dhe Xhemal Begeja, paraardhësit e Jamarbër Malltezit.

Në fletoren zyrtare të 15 Majit të vitit 1942, sërish emrat e familjes Begeja shfaqen krah personave të tjerë që shpronësoheshin.
Në një dokument të firmosur në 12 Maj të vitit 1994, ish- drejtori i arkivës Luan Malltezi, babai i Jamarbërit, informon bashkinë dhe gjykatën mbi statusin e truallit te fusha e aviacionit. Qartësisht ai sqaron se janë disa dekrete që vërtetojnë shpronësimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve.

Pra, familjet pronare që dikur posedonin “Fushën e Shëngjinit” ku u ngrit kompleksi Partizani, nuk mund të trajtoheshin më me ligjin e kthim-kompensimit. Ata janë dëmshpërblyer njëherë që në vitet ’40-të.
Pavarësisht ndryshimit të sistemit dhe rendit kushtetues, nuk mund të njihen sërish pronarë për sa kohë janë paguar për shpronësimin.

“Ajo ka qenë tokë shtetërore këtë e dim inistria mbrotjjers, arshiva, i coi shkresën ai misnitri për tia dhënë pronarëve, kuptohet që ai ishte shteti ua dha atyre..kështu që me shteitn ca do bënim ne…Aty cuam shkresa poshtë e përpjetë, s’përgjigjeshin, mor po bëhet kështu e ashtu..është krim për sportin” u shpreh Bujar Labinoti, Ish- Drejtor i Partizanit

“Italianët kur e kanë marë, kanë apguar ata, e kanë blerë, familjes Vërlaci e disa fmialje të pasura. E kanë belrë dhe dokumentet zyrtare të blerjes janë në Firence, aty janë” u shpreh Isa Tare, Ish- Drejtor i Shumësportëshit Partizani.

Emisioni i plotë:

Top Channel