Qarku i Shkodrës, rezulton më i godituri ekonomikisht vitet e fundit dhe per rrjedhojë me performancën më negative nga 12 qarqet, në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit të lartë.
Sipas një studimi të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020, Shkodra shënoi rritjen më të madhe vjetore të papunësisë me 6.6 pikë përqindje dhe gjithashtu ishte e treta në 12 prefekturat për mbylljen e bizneseve më 2020.
Por cilat janë arsyet kryesore të rënies ekonomike dhe largimit të të rinjve sipas qytetareve shkodranë?
Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, pabarazia ndërmjet qarqeve të vendit dhe kryeqytetit po thellohet. Sipas studimit, veriut i duhen 15 vjet për të arritur nivelin që ka rajoni i qendrës sot.
Top Channel