VIDEO/ Pamje të rënda, shqiptari masakron me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar
Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme se Ilir Meta me Sali Berishën duan të zhbëjnë reformën në drejtësi.
Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi thotë se Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, ndërsa me ironi shton se “‘gruaja’ e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot”. Ndër të tjera, Blushi paralajmëron Ramën që të mos provokojë popullin e 2 marsit.
Blushi: Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave. Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.
Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.
Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë. Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë. Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.
“Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme. Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë. Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!
Top Channel