Aktorja Gal Gadot pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Yaron Varsano, të martuar që në 2008-tën, janë prindër të dy vajzave, Maya 3 vjeçe dhe Alma 9 vjeçe.  Së fundmi protagonistja e “Wonder Women”, aktorja Gal Gadot ka publikur një foto në profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërsa shihet i shoqi dhe vajzat teksa përkëdhelin barkun paksa të rrumbullakosur të aktores.

Dyshimet për shtatzëninë e saj lindën gjatë cemeronisë Golden Globe 2021, ku Gal, tashme ne rolin e prezantueses, ishte veshur me një fustan të bardhë dhe të lirshëm. Nuk kaloi shumë dhe zërave dyshues i u përgjigj vetë e interesuara. Ylli i kinematografisë ka deklaruar dhe më parë në një intervistë se kur është larg familjes për xhirime, po pret me padurim momentin që të kthehet në shtëpi tek bashkëshorti dhe vajzat, duke treguar kështu se sa e rëndësishme është familja për të.

Edhe pse luan rolin e një superheroine, është e lumtur që për vajzat e saj është thjesht mamaja e tyre. “Vajzat e mia kanë mësuar se çdo grua mund të jetë “Wonder Woman”dhe jam e lumtur që e kuptojnë punën time, por kuptojnë që në radhë të parë jam nëna e tyre,” është shprehur aktorja 35 vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA