Edhe pse pati një shtyrje për të martën, mbrëmjen e së hënës në Aeroportin e Rinasit mbërritën 15 210 vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer.
Në momentin e mbërritjes së tyre, u kthye nga Brukseli edhe Kryeministri Rama, i cili tha se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer.
“Sot kemi marrë konfirmim nga Pfizer që do marrim 30 mijë doza në prill, pra vijojmë pa ndërprerje procesin, kam shumë besim që shumë shpejt do kemi lajm shumë të mirë se kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të Astrazeneca përmes Covax, se shpejti do kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv që të thyejmë zinxhirin e infektimit që sezoni i ri turistik të jetë me rënie drastike infektimesh që Shqipëria të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të vijnë.
Ju lutem durim , është luftë e madhe tregtare nuk jemi prapa askujt”- tha Rama.
Top Channel