Kosova në Open: Më vunë sekretar të Komisionit të Shëndetësisë, Albana kryetare, po ç’lidhje ka ajo me shëndetësinë

02/03/2021 22:29

Mjeku Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tregoi një prej ngjarjeve në Partinë Demokratike, ku kryetar i Komisionit të Shëndetësisë nuk u zgjidh ai.

Ai tregoi se në atë post u vendos Albana Vokshi dhe atë e vunë sekretar, por në fund zgjodhi të ishte një anëtar i thjeshtë duke theksuar se nuk i interesojnë postet por kontributi për qytetarët.

“Dua t’u tregoj njerëzve që mund të sjellësh ndryshim nëse punon me transparencë, unë atij i jepja një shtysë. Këto ishin pikat që më shtynë për të. Kam një kontribut do të kem një pozicion tek komisioni i shëndetësisë. Ai më tha që të kemi propozuar për sekretar të komisionit të shëndetësisë,e pyeta se kush është kryetar, ai më tha Albana, po  çlidhje ka Albana me shëndetësinë. I thash thjesht më lër anëtar të thjeshtë. Në PD nuk kam ardhur për poste por për të dhënë kontributin tim”, tha mjeku Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA