Avioni bën ulje të detyruar kur macja ‘e padeklaruar’ sulmon pilotin (fotot)

02/03/2021 19:08
Ilustrim

Një avion pasagjerësh raportohet se ka bërë ulje të detyruar prej një maceje jashtë kontrolli që kishte hyrë në kabinën e pilotimit. Avioni po fluturonte drejt Doha në Katar, por piloti u detyrua të kthehej në kryeqytetin sudanez Kartoum.

Mendiat vendase raportonin se macja po tregohej ‘agresive dhe e nervozuar’ pasi kishte hyrë në kabinë para ngritjes së avionit.

Kafsha e trembur i kishte rezistuar disa përpjekjeve të stafit për ta kapur, madje kishte sulmuar kapitenin, shkruante rrjeti vendas Al-Sudani.

Fluturimi sudanez i linjave Tarco ishte ngritur në fundjavë nga aeroporti ndërkombëtar i Kartoum dhe kishte fluturuar për rreth 30 minuta para se të niste incidenti. Kaosi i shkaktuar në bord kishte bërë që piloti të vendoste të kthehej prapa.

Sipas raportimeve macja besohet se është ngjitur në bord pa u dalluar nga të tjerë gjatë pastrimeve apo kontrolleve të mirëmbajtjes.

FOTO GALERI
1/4
Aeroporti ndërkombëtar i Kartoum

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA