“20 persona po hetohen për shitblerje të votës”/ Pyetet për dosjen 184, Rama: E pabesueshme si mund të bëni ju prokurorin suprem!

02/03/2021 13:26

Kryeministri Rama në konferencën e përjavshme për mediat ka komentuar edhe deklaratën e tij të djeshme në Bruksel, ku deklaroi se janë 20 persona nga të gjitha partitë, të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash.

Rama i është përgjigjur gazetares, teksa kjo e fundit e pyeste për dosjen 184. Sipas Ramës gazetarët nuk duhet të marrin rolin e prokurorisë, dhe ata nuk duhet të përzihen në punën e drejtësisë.

Gazetarja: Ju thatë se 20 persona janë hetuar për krime zgjedhore, mes emrave të përfshira nuk është hetuar asnjë deputet, asnjë ish ministër, apo ish kryetar bashkie, sa i besueshëm jeni ju kur pozicionoheni kundër fenomenit të shitblerjes së votës.

Rama: Jam shumë kurioz ta kuptoj se kur i bëni këto pyetje i mendoni vërtet apo i citoni se jua thonë pronarët, por skam për ta marr vesh tamam, është realisht e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem, ju keni emra dhe ju keni pretendimin që nuk janë hetuar. Po e dini ju? Nga e dini? Si e dini? Apo ku e dini që emrat që përmendi janë të përfshirë në diçka që është kriminale, nga muhabet e telefonave, si mund të bëhet kjo lloj prokurorie në media me kufje në vesh, është habi e madhe ndërkohe që është prokuroria ajo që vendos se për kë ngre akuzë, nuk jeni ju dhe ju kam thënë një gjë gjithmonë, bëni sondazhe mos komentoni sondazhet e të tjerëve. Nuk ka shans të përmbyset rezultati i procesit. Përsa i përket besueshmërisë time nuk mund të jem i besueshëm për burime të infektuar informimi, se sa i besueshëm jam unë apo të gjithë ne fatmirësisht këtë e vendos populli shqiptar dhe në datën 25 do të na japi testin e besueshmërisë në dorë. Nuk pres të bëhem i besueshëm për pronarët e disave prej jush.  Po të bëhem për ta s’do bëhem për veten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA