Ditën e sotme është përkujtuar 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës.
Aktivitetet nga ana e Bashkisë kanë nisur me ngritjen e flamurit pranë obeliskut, ndërsa më pas janë zhvendosur në ambientet e memorialit.
Personat e pranishëm janë tëpajisur me maska mbrojtëse duke respektuar rregullat e Covid-19.
Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është edhe Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë.
Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë.
Organizatorë të kuvendit ishin prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit.
Anëtarët kryesorë të besëlidhjesi shin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Gjurashët.
Termi “Besëlidhja e Lezhës” u farkëtua nga historianët e mëpasëm. Kuvendi i Lezhës çmohet si pika e nisjes në krijimin e shtetit shqiptar.
Top Channel