Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm dhe ndoshta të kandidojë vetë përsëri për presidencën në vitin 2024.
Në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator në Orlando të Floridës, ku ishin mbledhur qindra republikanë, ndër më të flaktët e kësaj partie, Trump mbajti fjalimin e tij të parë të parë të rëndësishëm pas humbjes së presidencës ndaj demokratit Joe Biden.
Ai e bëri të qartë se nuk ka plane të krijojë një parti të re politike, por e la të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024.
“Qëndroj sot para jush për të deklaruar se rrugëtimi i jashtëzakonshëm që nisëm së bashku katër vjet më parë është shumë larg fundit. Jemi mbledhur për të folur për të ardhmen – të ardhmen e lëvizjes sonë, të ardhmen e partisë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur”, tha ai, ndërsa ndërsa rifkonrimoi synimin e tij si figura mbizotëruese e partisë, duke e lënë të hapur alternativën për të kandiduar përsëri pas tre vjetësh për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
“Ku i dihet. Unë mund të vendos t’i mposht demokratët për herë të tretë. Por nuk ka plane për një parti të re e cila të vihet në garë me Partinë Republikane, të tilla pretendime janë “lajme të rreme””, tha Trump.
Partia jonë është “e bashkuar”, shtoi Trump, pavarësisht disa ligjvënësve republikanë që thonë se ata duhet ta anashkalojnë ish-presidentin, mandati i vetëm i të cilit përfundoi me protesta të pafrytshme zgjedhore dhe me trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Rezultatet e një sondazhi të kryer me pjesëmarrësit në konferencë, i dhanë Trump një mbështetje të fortë me 55 përqind, duke thënë se do të votonin për të në garën e emërimit presidencial republikan në vitin 2024. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis doli në vendin e dytë me 21 përqind.
Top Channel