Në kulmin e pandemisë Athina vendos një ligj të ri dhe me këtë ndez grindjen me universitetet. Studentët dhe pedagogët po luftojnë për të drejtat e tyre, thotë DW.

Përpara dekanatit të Universitetit Aristoteli në Selanik është varur një pllakat. Disa qindra studentë e mbajnë të bllokuar godinën – në korpusin që zakonisht është bosh për shkak të pandemisë. Pothuajse po aq policë qendrojnë përballë studentëve në territorin e universitetit. Studentët demonstrojnë kundër një ligji të miratuar së fundi, i cili parashikon, që policët të dislokohen në korpusin e universitetit. Me këtë qeveria synon të reagojë ndaj gjoja veprimeve kriminale nëpër universitetet. Por shume mendojne se ne fakt pas kësaj lëvizjeje, qendrojnë të tjera motive. Pedagogët dhe studentët po luftojnë tani për të drejtat e lirive të tyre duke tërhequr vëmendjen tek roli i rëndësishëm i universiteteve në historinë e Greqisë.

Fotini Tsibiridou, profesore në Universitetin Makedonia të Selanikut, është një ndër 1000 akademiket, që protestojnë kundër këtij ligji: “Unë druaj një kulturë ushtarake, që mund të futet në universitet bashkë me policinë. Kjo nuk përshtatet me bazën e lirisë së dialogut dhe të mendimit kritik,” shprehet ajo. DW thotë se prania e policisë më shumë të krijon imazhin e shtypjes së kulturës. Fjalët e Tsibiridous kanë jehonën e një lufte kulturore, që po dominon prej disa dekadash jetën politike e shoqërore në Greqi. Pushtimi i Greqisë nga Wehrmacht-i i Hitlerit kulmoi me një luftë të përgjakshme civile, që u zhvillua mes partizanëve të majtë në Veri të Greqisë dhe qeverisë konservatore në Athinë.

Që nga ajo kohë e majta dhe e djathta përballen në mënyrë të papajtueshme në Greqi. Qeveria e Nea Dimokratia është e vetme me këtë ligj të ri. Pjesa më e madhe e administratave të universiteteve, madje edhe e vetë universitetit konservator të Athinës, sindikata e policisë si dhe anëtarë me poste të Nea Dimokratia janë kundër dislokimit të policëve në universitete. Universitetet i kanë paraqitur një propozim qeverisë: Ato kërkojnë një truprojë private në korpus.

Top Channel