Çmimi i naftës raportohet më i lartë sot, ndikuar nga optimizmi në lidhje me vaksinimin kundër Covid 19.
Amerika po nxit një paketë stimuluese dhe aktiviteti i fabrikës në Evropë është në rritje, pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit.
Nafta e papërpunuar e Brent u rrit me 83 cent, ose 1.3%, në 65.25 dollarë për fuçi me 1257 GMT, dhe nafta e papërpunuar e SH.B.A.-së West Texas Intermediate (WTI) shkoi në 79 cent, ose 1.3%, në 62.29 dollarë për fuçi.
“Tre faktorët kryesorë mbështetës janë përhapja e e vaksinave, optimizmi për rritjen ekonomike dhe pikëpamja që bilanci i naftës do të shtrëngohet si rezultat i dy pikave të para”, tha analisti i PVM Oil Associates, Tamas Varga.
Mbështetja erdhi gjithashtu nga një paketë lehtësimi prej 1.9 trilionë dollarë e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Sh.B.A të shtunën. Nëse miratohet nga Senati, paketa stimuluese do të paguante për vaksinat dhe furnizimet mjekësore dhe do të dërgonte një raund të ri të ndihmës financiare emergjente për familjet dhe bizneset e vogla, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në kërkesën për energji. Miratimi i vaksinës së Johnson & Johnson, me vetëm një dozë, gjithashtu ngjalli perspektivën ekonomike.
Të dhënat e prodhimit nga e gjithë bota ishin të ndryshme. Rritja e aktivitetit të fabrikës së Kinës ra në një minimum prej nëntë muajsh në shkurt, por aktiviteti gjerman ariti nivelin më të lartë në më shumë se tre vite dhe aktiviteti i fabrikës së Eurozonës u zhvillua, i nxitur nga kërkesa në rritje, raporton Reuters.
Top Channel