Marrëveshja PD-LSI/ Duma: Mundësia për t’i dhënë shqiptarëve një listë të shtuar e maksimale

01/03/2021 22:43

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka komentuar marrëveshjen mes PD-së dhe LSI-së.

Ajo thekson se ky bashkim është një shans për të zgjeruar spektrin e përfaqësimit për t’i dhënë votuesit mundësinë sidomos atyre që e shikojnë veten më majtas tek LSI dhe kujtdo që e shikon listën tek PD-ja.

“Opozita përfiton një shans për ta zgjeruar spektrin e përfaqësimit për të dhënë votuesit mundësinë sidomos atyre që e shikojnë veten më majtas tek LSI dhe kujtdo që e shikon listën tek PD i përfaqësuar pa asnjë mungesë. Është një përfaqësim më i mirë 280 se sa 140 dhe vetëm. PD do të ketë një listë të nivelit të lartë dhe kjo do t’i japë mundësinë demokratëve aleatëve që të zgjedhin individualite të spikatura të së djathtës. Duke i dhënë mundësinë LSI të ruajë elektoratin. T’i shkojmë sot shqiptarëve me ofertën e një spektri nga qendra e majtë dhe djathtës. Mundësia për t’i dhënë shqiptarëve një listë të shtuar dhe në maksimum”, tha Duma.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA