Pas pak orësh, dhe konkretisht në orën 10 të së martës, nën masat anti covid gjyqtarët kushtetues do të zbresin në këtë sallë për seancë plenare , pas kërkesës se PR që kërkon shpalljen si të papajtueshëm të urdhrit 633, ku ndalohen grumbullimet mbi 10 persona dhe që sipas PR i ndalon fushatën zgjedhore duke u shkaktuar pabarazi sidomos partive opozitare.

Por gjyqtarët kushtetues do ta mbajnë këtë seancë duke iu bindur pikërisht këtij urdhri që do të thotë në këtë sallë do të jenë të pranishëm vetëm 7 gjyqtarët kushtetues dhe 3 përfaqësues, konkretisht një përfaqësues i PR që është pala kërkuese, ndërsa pala e interesuar Ministria e Shëndetësisë, këshilli i Ministrave dhe Kuvendi do të duhet të zgjedhin mes njëri tjetrit se kush do të jenë 2 përfaqësuesit e tjerë.

Partia Republikane duke sjell në vëmendje praktikën e mëparshme, thotë se Gjykata Kushtetuese në  jurisprudencën  e saj ka vlerësuar se midis partive dhe kandidatëve duhet të krijohen shanse të barabarta dhe se shteti duhet të jetë i paanshëm ndaj tyre duke zbatuar ligjet në mënyrë të njëjtë për të gjithë.

Me ketë ultimatum policia ka gjobitur deri më tani 15 përfaqësues partisë politike që u konstatuan mbi dhjetë persona dhe janë përfaqësues të tre partive kryesorë, LSI, PS dhe PD

Nga kthimi si i detyrueshëm i mbajtjes së masës janë gjobitur 66 mijë shtetas dhe 200 subjekte kryesisht lokale me vlerë disa milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA