Shpend Ademi dhe Gim Boshala tregojnë eksperiencën e tyre në “parkour freerunning”.
Ata nuk e qujnë sport por art të lëvizjes. Në fakt është art ekstrem i lëvizjes që kërkon shumë guxim dhe taktikë.
Shpend Ademi tregon se për të asnjëherë nuk ka qenë frikë të merret me “parkour freerunning”. “Që i vogël kam dashur të bëj gjëra ekstreme. Nuk kam frikë, thjesht duhet shumë besim. Është shumë adrenalinë, nuk e mendoj se mund të bie, nuk e mendoj vdekjen“.
Sipas tij, duhet shumë stërvitje për të bërë këto shfaqje ekstreme. “Më parë dilja dy herë nga 5 orë në ditë për t’u praktikuar.
Duhet të dish si të biesh në tokë, që dhimbja të shpërndahet në gjithë trupin“.
Përveçse hobi, dy djemë, e kanë shndërruar tashmë në aktivitet fitimprurës.
“Më parë nuk paguhesha, tani nuk e lëviz këmbën pa lekë“, tregon me humor Shpendi. Madje zbulon se për 1 minutë kërkon 200 euro.
Dy djemtë performojnë në Kosovë por së shpejti duan të dhurojnë emocion për publikun në Tiranë. “Banesat atje janë interesante, kemi menduar diçka të bukur“, tregojnë ata për “Shqipëria live”.
Top Channel