Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion dhe u dënua me një dënim prej 3 vitesh heqje lirie.
Sarkozy do të duhet të vuajë një nga tre vitet në burg dhe kështu bëhet Presidenti i parë francez që do të gjendet pas hekurave.
Sakozy është shpallur fajtor për korrupsionit mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar një gjyqtar.
Gjykatësja Christine Mee, teksa dha vendimin, deklaroi se ish-udhëheqësi politik 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes.
Sipas BBC-së, ish-Presidenti i kishte ofruar një punë në Monako gjyqtarit në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal rreth partisë së tij.
Sarkozy, i cili shërbeu si president i vendit nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.
Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe gjyqtari Azibert morën të njëjtin dënim nga gjykata. Hetimi po shqyrtonte disa akuza se Sarkozy dhe partia e tij kishin marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.
Top Channel