Gruaja gjen jashtëqitjen e balenës me vlerë $200 000, duke shëtitur në plazhin tailandez (fotot)

01/03/2021 16:24

Një grua në Tailandë nuk i besonte dot fatit të saj kur gjeti një copë 7 kilogramëshe “të vjellë” balene që vjen më shumë se 200 000 dollarë.

49 vjeçarja Siriporn Niamrin po ecte në plazhin e zbrazuar pas një stuhie kur vërejti një masë të madhe që ishte nxjerrë në bregun e provincës  Nakhon Si Thammarat më 23 shkurt.

Kur e pa më nga afër, ajo kuptoi se substanca binte era peshk, kështu që e tërhoqi zbulimin e saj duke besuar se mund të vlente disa para.

Teksa i kërkoi ndihmë fqinjëve për gjetjen e saj në formë ovale, Siriporn u shokuar kur mësoi se masa ishte ajo që njihej si “e vjellë” balene ose ndryshe ambergris, dhe me peshën e saj ajo vlente pak më shumë se 200 000 dollarë.

Për të verifikuar autenticitetin e ambergris, Siriporn dhe fiqnjët e saj ndezën një zjarr duke bërë që një pjesë e saj të zbutej, dhe më pas të forcohej përsëri pas ftohjes.

Siriporn është duke pritur ekspertët në shtëpinë e saj për të konfirmuar vlerën e ambergris, që është një ingredient i rrallë i përdorur në industrinë e parfumeve.

Gruaja tha: “Nëse kam gjetur një ambergris të vërtetë, pas gjetjes së një blerësi kjo do të ndihmojë  komunitetin tonë. Ndjehem me fat që kam gjetur një copë kaq të madhe. Shpresoj të më sjellë para.

Ambergris prodhohet nga balenat e spermës kur sekrecionet e tyre të sistemit tretës krijojnë një masë gjysmë solide dhe nxirren në formë të vjelle nga balena.

Copa behet solide ne uje dhe fillimisht ka një erë të keqe, por pas tharjes së lëngjeve trupore mbetet një erë e ëmbël që zgjat, mjaft e kërkuar në industrinë e parfumeve.

Me rrymat që rrjedhim prej detit të Kinës Jugore, plazhet e Nakhon Si Thammarat kanë qenë destanacioni i fundit i disa copave të famshme të ambergris.

 

FOTO GALERI
1/5
Një grua në Tailandë gjeti një copë “të vjellë” balene që vjen më shumë se 200 000 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA