Aeroplanmbajtësja e re £3mld e Britanisë përcillet në misionin e parë në Mesdhe nga amatorët (fotot)

01/03/2021 20:14

Disa qindra amatorë britanikë ishin mbledhur sot në portin e Portsmouth në jug të vendit për t’i dhënë lamtumirën aeroplanmbajtëses së re Queen Elizabeth teksa doli në det për testimet e fundit, para dislokimit me misionin e parë në pranverë.

Luftanija masive që kushtoi më shumë se 3 miliardë paundë (3.3 miliardë euro) u bë aseti kryesor i flotës britanike prej verës dhe kryeministri Boris Johnson konfirmoi se do të jetë në qendër të formacionit detar në misionin që do të nisë nga deti Mesdhe, në Oqeanin Indian dhe më pas në Azinë lindore.

Aeroplanmbajtësja Queen Elizabeth do të mbajë në bord avionët gjuajtës F-35B dhe helikopterë Merlin, ndërsa do të mbështetet në formacionin detar nga fregatat e kategorisë 45 dhe 23, si dhe luftanije të tjera.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA