24/11 22:56
Të paktën 15 migrantë afrikanë u mbytën kur anija e tyre u përmbyt në brigjet e Libisë, tha zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Safa Msehli.
Kjo është fundosja e dytë e anijeve që përfshin migrantët gjatë rrugës për në Evropë në pak më shumë se një javë, raporton Reuters.
Msehli tha se kishte të paktën 110 migrantë në anijen e gomës që u përmbys, e cila u largua nga qyteti bregdetar libian i Zavi të premten.
“Anija filloi të mbytej herët këtë mëngjes dhe Garda Bregdetare Libiane arriti të shpëtojë të paktën 95 migrantë, duke përfshirë gjashtë gra dhe dy fëmijë”, tha Safa Msheli.
Top Channel