Përhapja e varianteve të reja të virusit, që besohet se janë më ngjitës, vazhdon të jetë shqetësueses për autoritetet.
I ashtuquajturi varianti britanik i COVID-19, me shumë gjasa do të bëhet varianti dominant në SHBA në muajin mars. Varianti britanik, i njohur edhe si 1.1.7, është duke u përhapur me shpejtësi në Evropë, duke rritur shqetësimet për një valë të tretë të pandemisë në disa shtete, ku fushatat e vaksinimit po vazhdojnë.
Vende si Portugalia, Republika Çeke, Gjermania dhe Greqia si dhe shumica e BE-së kanë aplikuar kufizime të ashpra kundër COVID-19.
Në Irlandë, qytetarët në Dublin kanë protestuar kundër masave të izolimit dhe autoritetet kanë arrestuar të paktën 23 persona. Ky shtet është në izolimin e tretë mbarëkombëtarë dhe javën e kaluar autoritetet e zgjatën këtë masë deri më 5 prill.
Ndërkaq Zelanda e Re, që ka qenë shtet model për përgjigjen ndaj pandemisë, është detyruar që të vë masën e izolimin në qytetin e saj më të madh, pasi autoritetet po tentojnë që ta vënë nën kontroll variantin britanik të virusit.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se qyteti Auckland do të jetë në izolim për shtatë ditë, pasi në total, në këtë qytet janë identifikuar 13 raste me variantin e ri të virusit.
Top Channel