Irani në kundërsulm, presidenti Trump paralajmëron: Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë Policia ka qëlluar mbi protestuesit në Mianmar duke vrarë të paktën nëntë prej tyre, thonë mjekët, në ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i tubimeve kundër grushtit të shtetit në vend.
Policia goditi qytetarët dhe përdori shkopa gome dhe gaz lotsjellës. Forcat e sigurisë filluan goditjen e dhunshme të shtunën, pas disa javësh protestash kryesisht paqësore kundër marrjes së pushtetit nga ushtria në 1 shkurt.
Udhëheqësit e qeverisë, përfshirë Aung San Suu Kyi, u rrëzuan dhe u arrestuan. Pamjet e mediave sociale nga e diela treguan protestuesit duke ikur ndërsa policia i ndiqte ata, po ngriheshin bllokime të improvizuara gjatë rrugës dhe disa njerëz ishin mbuluar me gjak. Goditja e policisë u zgjerua këtë të dielë ndërsa udhëheqësit e grushtit të shtetit u përpoqën të prishin një fushatë të mosbindjes civile, të cilës nuk po i vjen fundi.
Sipas Anadolu Agency, rreth 800 njerëz janë arrestuar në protestat kundër puçit ushtarak në gjithë vendin pasi junta ushtarake mori pushtetin më 1 shkurt në Mianmar.
Shumë studentë të mjekësisë që demonstronin në Sheshin Hledan në Yangon u morën me automjete policie sot, ndërsa po ashtu u dëgjuan të shtëna me armë në shumë pjesë të qytetit.
Top Channel