Të gjitha familjet me fëmijë në shkollë do të mund të testohen për koronavirusin dy herë në javë
Testimet përfshihen në planet e rihapjes së shkollave në siguri të plotë në Angli, duke filluar nga 8 marsi.
Teste falas do t’u ofrohen nxënësve dhe familjeve të tyre , përfshirë edhe fëmijët e kopshtit, pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo. Vendimi është bërë i ditur të dielën nga qeveria britanike. Testet e shpejta do të porositen dhe do të mund të merren në qendrat lokale apo mund të administrohen në kuadër të programeve testuese të vendeve të punës.
Nxënësit e shkollave të mesme do të testohen dy herë në javë. Familjet me fëmijë adoleshentë, që nuk studiojnë, nuk janë të përfshira në plane. Testet dy herë në javë do t’i ofrohen edhe të rriturve që punojnë në shkolla, si shoferë autobusësh dhe drejtuesve të qendrave të pas shkollës.
Zyrtarët thanë se testimi i anëtarëve të familjeve do të ofrojë një tjetër nivel mbrojtjeje për prindërit dhe stafin arsimor dhe shkollat do të jenë më të sigurta. Sipas sekretarit të shëndetësisë, Matt Hancock, testimi i rregullt i nxënësve dhe familjeve të tyre është një mekanizëm që vihet në dispozicion për ti bërë shkollat të sigurta në rihapjen e tyre. testet do të jenë të disponueshme nga 1 marsi.
Top Channel