Tirana fiton klasiken e Superiores/ Mundet Vllaznia, nuk përfitojnë partizani dhe Laçi që u ndalën në barazim

27/02/2021 20:04

Tirana fiton Klasiken e futbollit shqiptar me Vllazninë.

Në “Loro Borici” të Shkodrës, bardheblutë iu imponuan skuadrës kryesuese të Kategorisë Superiore duke e mundur 2-1, ndërkohë që vlen të përmendet se Vllazni e ka humbur shkëlqimin e fillimit të kampionatit dhe tani sheh t’i afrohen ndjeshëm ndjekësit në klasifikim.

Sfida nisi shumë mirë për skuadrën e Brdaric që mori avantazhin me  penalltinë e shndërruar në gol nga Dilaver, Por Tirana u kundërpërgjigj shumë shpejt.  Batha baraspeshoi shifrat me një goditje standarde perfekte. Në pjesën e dytë Elton Kale finalizoi pas asistit të njeriut të ndeshjes që ishte padyshim sulmuesi bardhlu Taulant Seferi. Dhe me këto shifra 2-1 u mbyll i gjithë takimi.

Nuk kanë arritur të përfitojnë maksimalisht nga hapi fals ndjekëset e Vallznisë, pasi partizani e laci nuk mundën të shkojnë më tepër se një barazim 1-1. Në mbyllje të pjesë së parë është Cinari që zhbllokon shifrat ndërkohë që në pjesën e dytë Harmon barazon për ekipin e Duros duke i ndarë skuadrave nga 1 pikë dhe tashmë Parizani është 3 pikë ndërsa Laci 4 larg nga kreut të klasifikimit.

Bylis fiton sfidën e mbijetesës me Skënderbeun në Adush Muca me rezultatin e ngushtë 1-0. Ai që vendosi sfidën në favor të Ballshiotëve ishte Anthony Beji me anë të një 11 metërshi me Bylisin që përforcoi vendin e 8, ndërkohë që Skënderbeu është në vendin e fundit. Nuk pati fitues në ndeshjen tjetër të kësaj jave në Kategorisë Superiore mes Kastriotit e Apolonisë që e mbyllën sfidën mes tyre me barazimin 0-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA