Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë së fundmi e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe përvojën e saj të re si prezantuese e emisionit të saj “Jonida’s Room”.
Këngëtarja gjithashtu foli edhe pas raportimeve të fundit për ndarjen e saj nga ish-i dashuri, Romeo Veshaj.
Ajo tha se nuk pati një arsye konkrete për ndarjen, përveçse konsumimit të marrëdhënies mes tyre.
“Mund të them që ka qenë një histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë, e ndava, ashtu sikurse i ndodh çdokujt që vjen një moment që gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, me besoni”, u shpreh këngëtarja.
E njëjta komentoi edhe lidhjen e re të Romes me bukuroshen Aleksia Peleshi, e cila është vajza e Ministrit të Bujqësisë në Shqipëri, Niko Peleshi, duke thënë se “iu uron një jetë të lumtur” çiftit.
“Unë kisha katër muaj që isha ndarë nga Romeo dhe nuk doja ta bëja fare publike këtë sepse na takonte vetëm në të dyve, jemi ndarë si miq. Sigurisht vazhdojmë hera-herës komunikojmë me njëri-tjetrit. Kur njëri çift ndahet, partneret janë ne kërkim, nëse nuk janë ne kërkim mund të ndodh sërish sepse jemi qenie njerëzore, që të ridashurohesh, nuk ka këtu afat skadence që ti duhet të rrish dy muaj të reflektosh, po pse u ndave, po si qysh tek? Iu uroj jetë të lumtur çiftit”, ka thënë ajo.
Jonida përndryshe përveçse si këngëtare, njihet edhe si sipërmarrëse e suksesshme, blogere, prezantuese dhe është nën e një djali të quajtur Dan.
Top Channel