Irlandë/ Mijëra protestues refuzojnë kufizimet, përleshen, lëshojnë fishekzjarre ndaj policëve në qendër të Dublinit (fotot)

27/02/2021 18:32

Në një prej episodeve më të zemëruara kundër masave të izolimit në Irlandë, protestuesit sot në Dublin goditën një polic me fishekzjarr në fytyrë, çka bëri që formacionet e forcave të rendit të sulmonin me shkopinj demonstruesit në parkun qendror St Stephen’s Green.

Protestuesit gjetën një prezencë të madhe të oficerëve që nuk i lejuan të hynin në parkun e qytetit, i cili ishte mbyllur pak para demonstratës së planifikuar për në ora 14.00.

Pamjet tregonin protestuesit që grumbulloheshin në rrugën në hyrje të parkut, kur një prej tyre drejton shkopin e fishekzjarrit nga linja e policëve dhe godet një prej tyre në fytyrë.

Oficerët e ‘Gardaí’, siç quhet forca e policisë në vend, reaguan ashpër ndaj sulmit duke avancuar ndaj protestuesve me shkopinjtë e gomës, teksa më pas shiheshin njerëz të rrëzuar përtokë dhe fishekzjarre që shpërthenin rreth tyre.

Objekte të ndryshe dhe konë trafiku i lëshoheshin oficerëve të rendit ndërsa dëgjoheshin gra që ulërinin në panik, kur policia detyroi demonstruesit të zbrapseshin.

Oficerët e Gardaí shiheshin që godisnin protestuesit me shkopinj dhe përdornin qentë pastorë për të kërcënuar demonstruesit.

Autoritetet thanë se demonstruesit dhe organizatorët e kishin shpallur veten ‘patriotë’ dhe shfrytëzonin frikat e njerëzve më të dobët të shoqërisë, duke predikuar teori konspiracioni për pandeminë.

FOTO GALERI
1/10
Protestuesi drejton fishekzjarrin nga oficeret

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA