Një persona në rrugën “Tirana” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është gjetur në një barakë te Stacioni i Trenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Top Channel