Dy policë të vdekur, disa të plagosur/ Operacioni anti-drogë kthehet në masakër mes oficerëve të infiltruar (fotot)

27/02/2021 20:12

Dy oficerë policie në Filipine kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një betejë me armë me agjentë federalë të anti-drogës, gjatë një operacioni të fshehtë që shkoi si mos më keq, njoftonin mediat shtetërore të vendit.

Dy oficerët e Policisë Kombëtare u përballën me armë me agjentë të njësisë anti-drogë në Quezon të mërkurën mbrëma, por në operacionin e infiltrimit për kapjen e trafikantëve, të dyja palët duket se rezultuan policë, të maskuar si bleres apo shites drogash.

Rrethanat e sakta të shkëmbimi i zjarrit ende nuk janë qartësuar dhe autoritetet e dy agjencive të rendit kanë nisur hetime paralele.

“Deri tani, ajo që është e qartë … është se njësia e policisë po kryente një operacion ligjitim,” tha zëdhënësi i Policise Kombetare, Derrick Carreon.

“Do të vazhdojmë të hetojmë dokumentet, por prioriteti tani është kujdesja për të plagosurit,” shtoi Carreon said.

Zëdhënësi i njësisë anti-drogë Brig. Gjen. Ildebrandi Usana tha se incidenti, “megjithse ishte i rëndë nuk do të ndikojë në bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy njësive të rendit dhe përkushtimin e tyre në luftën ndaj drogave”.

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka udhëhequr atë që njihet si “lufta ndaj drogave” qe prej ardhjes ne pushtet ne 2016. Por fushata e ashpër është kritikuar shpesh dorën e hekurt dhe mosdiferencimin mes fajtorëve  dhe përsonave të pafajshëm.

FOTO GALERI
1/6
Dy oficerë policie në Filipine kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një betejë me armë me agjentë federalë të anti-drogës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA