Vrasja e Behar Sofias/ Autori me kapuç dhe me maskë anticovid u largua në këmbë, më pas përdori një biçikletë për të ikur në drejtim të…

26/02/2021 12:28

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në skenë një ditë pas vrasjes së biznesmenit, Behar Sofia.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më parë raporton se kamerat e sigurisë tashmë të sekuestruara nga policia kanë arritur të filmojnë vrasjen e 66-vjeçarit mëngjesin e djeshëm në mes të Tiranës. Autori i krimit e ka ndjekur për të paktën 30 metra për ta ekzekutuar më pas në afërsi të Piramidës në kryeqytet, në trotuar buzë lumit të Lanës. Behar  Sofia nga Lapardhaja Beratit lëvizte në këmbë, ndërsa mësohet se edhe autori e ka ndjekur po në këmbë. Ekzekutori ka qenë i maskuar me maskë antiCovid dhe me xhup me kapuç, ndërsa pas kryerjes së krimit është larguar po në këmbë.

Ndërkohë sot gazetari i Top Channel Andi Bora, bën me dije se autori pasi është larguar fillimisht në këmbë nga vendi i krimit më pas ka marrë një biçikletë për të ikur në drejtim të kodrave të liqenit artificial duke ndjekur rrugën e bulevardit Dëshmorët e Kombit. Të njëjtat burime jo zyrtare shtojnë se, aktualisht policia ka mundur të lokalizoje personin, por pritet në vijim nëse do të kemi një operacion për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA