Mark Ghoryaeb tregon për “Shqipëria live” se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.
Konsulli shqiptar në Liban nuk tregon numrin e saktë të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, për arsye sigurie por thotë se janë më pak se 50 gra dhe fëmijë.
“Është një numër i konsiderueshëm, më shumë se dy herët e para. Situata politike dhe gjeografike është shumë e vështirë, pandemia po ashtu na ka ngadalësuar lëvizjen.
Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë të sigurt atje, ne i kemi takuar. Jemi duke vazhduar procesin që të mundësojmë kthimin e sigurt në Shqipëri. Numrat e fëmijëve dhe grave është informacion kritik, e ka vetëm Rama, Lleshaj dhe policia antiterroriste në mënyrë që t’i mbajmë fëmijët të sigurt.
Kemi dhe partnerë strategjikë, po punojmë me politikanë të nivelit të lartë. Dua t’ju siguroj që i kemi lokalizuar gratë dhe fëmijët“, thotë Ghoryaeb.
Ai shton se grupi i punës po pret momentin e përshtatshëm për të bërë riatdhesime.
“Ne kemi vite që presim. Do të ndodhë së shpejti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Nuk duam t’i rrezikojmë, por të gjithë do të kthehen“.
Top Channel