Rita Ora prej disa javësh ndodhet në Sindei të Australisë, pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pasi qëndroi 14 ditë në karantinë, për shkak të masave të rrepta që ka vendi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, tashmë është e lirë që të dalë.

Të enjten, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka vendosur që të shijojë rrezet e diellit dhe detin. 30-vjeçarja është fotografuar së bashku me motrën e saj, Elena dhe një djalë, i cili nuk dihet se kush është.

Krijuesja e hiteve “Bang Bang”, u shfaq me një palë bikini jeshil, të cilët i nxirrnin mjaft bukur format trupore. Ndërkohë Rita pasi shijoi rrezet e diellit në rërë, është fotografuar edhe teksa notonte me të motrën dhe djalin misterioz. Ajo dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka patur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit.

Nga ana tjetër, Rita është fotografuar për herë të fundit me të dashurin e saj 39-vjeçar, Romain Gavras, në nëntor të vitit të kaluar. Regjisori francez i filmit ka hedhur poshtë lajmet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas tij, ata janë ende së bashku dhe se marrëdhënia e tyre është në rrugën e duhur. Romain i tha “MailOnline” në fillim të këtij muaji, se ata janë ende “shumë afër”, pavarësisht se Rita ndodhet në Australi për “The Voice”.

“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mahnitshëm”, është shprehur 39-vjeçari.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA