Nuk do të largohej kurrë nga familja mbretërore por u bë një mjedis toksik/ Rrëfimi i Princ Harryt: Bëra atë që çdo burrë dhe baba do të bënte!

26/02/2021 10:23

Princi Harry foli sërish për vendimin e tij për të lënë pas jetën mbretërore në Angli.

36-vjeçari, dha disa nga arsyet që nxitën atë dhe gruan e tij, Meghan Markle të lëviznin në Kaliforni, në një intervistë për “The Late Late Show” me James Corden të enjten në mbrëmje.

Disa ditë pasi u njoftua se çiftit do t’i hiqen titujt mbretërorë, Princi e bëri të qartë se “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij ose të ndryshojë në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët”. “Ishte një mjedis vërtet i vështirë siç mendoj se shumë njerëz e panë. Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik. Po shkatërronte shëndetin tim mendor“, tha Harry. “Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe çdo baba do të bënte. Unë kisha nevojë për të hequr familjen time nga këtu, por ne kurrë nuk u larguam“.

Pak ditë më parë, u njoftua se nëse nuk rikthehen në Angli, Harryt dhe Meghan do t’u hiqen titujt mbretërorë. Ndërkohë, çifti njoftoi se fëmija i dytë po vjen, pasi Meghan është sërish shtatzënë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA