“Është turp të kesh lesh në 2021”/ Sherri që nisi brenda studios agravoi dhe jashtë, Eri pezullohet nga programi

26/02/2021 18:33

Dorjani është hyrja e re në Për’puthen, i cili në përplasjen me Antonelën deklaroi se “është turp të kesh lesh në 2021.”

Kjo deklaratë nxiti shumë debate në studio, ku një prej djemve që reagoi ishte dhe Eri. Ai është pezulluar nga programi ndërsa të dielën pritet të sqarohet gjithçka.

Dorjani: Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve.

Bora: Ishte situatë shumë e rëndë, nisi me sherr brenda studios dhe agravoi deri në sherr jashtë studios.

Dorjani: Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA