“Duhet të mbarojë puna e nisur”/ Rama ndalet tek korrupsioni: Kemi eliminuar shumë me shërbimet online! Në spitale do bëhet autonomi

26/02/2021 09:49

Kryeministri Edi Rama nga Berati është ndalur tek korrupsioni duke thënë se në vendin tonë me aplikimin e shërbimeve online, shumë kontakte ku mund të kishte korrupsion janë eliminuar.

“Korrupsioni është aty ku mungon shërbimi i duhur. Patjetër se nëse e shohim me sy kritik sot. Kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse vendosim një prespektivë kemi arsye të besojmë që jemi në Drejtimin e Duhur dhe thjeshtë duhet të vazhdojmë punën. Me revolucionin digjital, duke hequr kontaktin mes qytetarit dhe atij ke sporteli. Korrupsioni vjen shumë afër çdo individi edhe për një shërbim të zakonshëm. Janë eliminuar por nuk do thotë që nuk është problem. Por do të thotë që duhet të vazhdojmë.” ka thënë Rama.

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek korrupsioni në shëndetësi, ku sipas tij do të aplikohet reforma e re për autonomi të spitalit. Kështu sipas tij do të ketë një çlirimi nga ky fenomen, ndërsa mjekët dhe infermierët do të kenë mundësi të fitojnë më shumë sipas punës që bëjnë. Rama ka shtuar se duhet të besohet një mandat i tretë për të mbaruar punën e bazave të hedhura.

“Por shërbimet në shëndetësi që nuk e zgjidh online, ne kemi krijuar kushte që të hymë në fazën tjetër të reformës në Drejtësi. Duke e futur autonominë spitalore. Do e kthejmë spitalin e Fierit teknologji dhe dije. Do aplikohet modeli i autonomisë spitalore si projekt pilot për të parë ecurinë. Si funksionon dhe do marrin dije. 1-3 vjet drejtuesit do jenë turq. Do bashkohen me 320 mjekë e infermier shqiptarë. Ka pasur para nesh Turqia një problem të tillë. Po bëhen kushtet dhe më pas autonomia spitalore. Më parë edhe përparëse nuk kishim. Por sot mund të ecim paralelisht për të krijuar një siste, tjetër. Mjekët dhe infermierët mund të motivohen për bazë të punës që bën. Mund të paguhet shumë më mirë duke e menaxhuar spitali vetë. me të ardhura dhe fonde nga qeverie. Kemi kaluar të keqen më të madhe. Vetëm duhet të vazhdojmë punën” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA