Një çift i pastrehë kanë jetuar së fundmi “transformimin e jetës së tyre” kur i është dhuruar dasma surprizë dhe makiazhi profesional për serinë e fotove të ceremonisë.
50 vjecarja Rosalyn Ferrer dhe burri i saj Rommel Basco, 55, nga provinca Pampanga në Filipine, jetonin prej vitesh në një kasolle të improvizuar në një tokë të shkretë bashkë me fëmijët e tyre.
Pasi jetonin 24 vjet së bashku, ata nuk ishin të aftë të martoheshin pasi nuk e përballonin dot pasi duhet të fokusoheshin në gjetjen e ushqimit të mjaftueshëm për të përballuar ditën.
Por Richard Strandz i cili zotëron një sallon parukerie në zonën ku jetonte çifti, i njohu ata teksa mblidhnin meturina plastike për t’i shitur për ushqim. Bashkë me miqtë e tij ai organizoi paketën e plotë të martesës së tyre, që çifti i varfër dëshironte prej vitesh.
Tanimë Richard po ndihmon çiftin në mbyljen e dokumenteve të martesës teksa fondet e ceremonisë së tyre në kishë janë gati.
Për sesionin e tyre të fotografisë më 13 shkurt, Rosalyn iu dha një fustan i bardhë ndërsa Rommel veshi një kostum Barong Tagalog.
Rosalyn tha: “Gjithmonë kam ëndërruar të kem një martesë të bardhë, që kur isha e vogël, por kisha vite që e kisha harruar. Ne nuk kemi pasur asnjëherë aq para pasi duhet të siguronim ushqimin e përditshëm. Tani që ndodhi me të vërtetë ndjehem e bekuar. Jam shumë mirënjohëse”.
Parukieri Richard tha: “Mësova që ata të dy jetonin bashkë prej dekadash por nuk kishin mundësi të bënin një martesë. U preka nga historia e tyre e dashurisë dhe kontaktova miqtë e mi që kanë një biznes pajisjesh martese, për t’i surprizuar”.
Ai shtoi: “Dashuria e vërtetë është diçka për t’u celebruar, sepse është e veçantë, nuk ka rëndësi nëse i pasur apo i varfër”.
Top Channel