Çfarë është dhe si festohet Festivali kinez i Fenerëve të Pranverës? (fotot)

26/02/2021 19:00

Festivali kinez i Fenerëve të Pranverës shënon fundin e celebrimeve të Vitit të Ri.

I njohuri në vend si Festivali ‘Yuan Xiao’ celebrohet në ditën e 15-të të muajit të parë të kalendarit hënor kinez. Festivali konsiderohet si një kohë afrimi e miqësie me të dashurit, edhe pse sivjet mund të jetë ndryshe prej pandemisë.

Këtë vit, në 2021, festivali i Fenerëve u zhvillua më të premten më 26 shkurt, pra në ditën e 15-të të muajit të parë të vitit të Demit.

Shpesh dita e Festivalit të Fenerëve qëllon në shkurt në kalendarin evropian.

Në vitin 2022, festa qëllon të martën më 15 shkurt, ndërsa në 2023, ajo qëllon të dielën më 5 shkurt.

Festivali i Fenerëve e ka origjinën në Kinë dhe festohet në të gjithë vendin, me ceremoni më të mëdha në  Nanjing, Pekin e Shanghai, si dhe në komunitete të tjera kineze nëpër botë.

Por këtë vit shumcia e evente u mbajtën në mënyrë virtuale.

Në Azi ka disa festivale të ngjashme me fenerë, si ai i Mesit të Vjeshtës apo Festivali i Fenerëve Pingxi në Taivan.

Dita e Yuan Xiao kalon mes të tjerash duke ngrënë ëmbëlsirën tradicionale yuanxiao, me toptha orizi. Ndërsa në mbrëmje bëhet ceremonia e ndezjes së fenerëve që shoqërohet me paradat tradicionale të “kërcimit të luanit”.

FOTO GALERI
1/5
Festivali kinez i Fenerëve të Pranverës shënon fundin e celebrimeve të Vitit të Ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA